Kryepeshkopata e Tivarit

Ndonëse më 1077 papa Grigori VII shpalli krijimin e kryepeshkopatës së Tivarit, kësaj nuk iu dhanë kompetencat e një mitropolie, në radhë të parë nuk iu njoh e drejta e emërimit të peshkopëve në selitë varëse. Së bashku me kishat e Ulqinit, Shkodrës, Shasit (Suaçit), Drishtit e Pultit, kryepeshkopata e re e Tivarit u vu në varësi të kishës së Raguzës. Për më se një shekull peshkopatat shqiptare luftuan për t’u shkëputur nga varësia e Raguzës, duke hyrë në konflikt jo vetëm me këtë, por edhe me vetë Papatin. Papa Anastasi IV më 1153 e, pas tij, papa Aleksandri III më 1167 kaluan deri në masa ekstreme, duke shkarkuar nga funksionet peshkopët e Ulqinit, Tivarit, Drishtit e duke kërcënuar me të njëjtën masë edhe prelatët e tjerë, që refuzonin të njihnin si autoritet epror kryepeshkopin e Raguzës.

Arkipeshkvët:

  • 1624–1634: Pjetër Mazreku
  • 1635–1644: Gjergj Bardhi
  • 1701–1713: Vinçens Zmajeviç
  • 1749–1786: Lazër Vladanji
  • 1786–1787: Gjergj Junki
  • 1787–1790: Gjergj Radovani