Gjeo-etnografia shqiptare

Gjeo-etnografia është një shkencë që merret me shtrirjen gjeografike e një etnie. Si temë, ajo është e shumëpërfolur në diskutime politike, mediale dhe sociale. Fatkeqësisht kur përflitet, diskutimi bëhet në mënyrë joshkencore dhe të njëanshme.

ftillimi.org ofron përmes portalit gjeo-etnografik një mundësi ndëraktive dhe shkencore për të kuptuar gjeo-etnografinë shqiptare dhe evoluimin e saj. Portali zbërthen gjeo-etnografinë shqiptare si vijon:

Shtrirja etnike

Hartat etnike

Lista e hartave të huaj prej burimeve të ndryshme evropiane të cilat pasqyrojnë përbërjen etnike të Shqipërisë gjatë viteve 1840-1940.

Zonat kufitare

Trevat e mbetura jashtë Rep. Shqipërisë dhe Rep. Kosovës i kemi ndarë në 7 zona kufitare. Kjo ndarje u bë në bazë të topografisë dhe historisë së zonave në mënyrë që të bëhen krahasime ndërmjet tyre.

Dokumentacioni dëshmues

Përmbledhja e të dhënave mbi praninë ose shtrirjen etnike shqiptare. Të dhënat mund të jenë në shumë formate — tekst, statistikë, hartë apo fotografi.

Historia etnike

Shtrirja etnike e shqiptarëve ka evoluar për shkaqe të ndryshme. Shumica e shkaqeve ishin të jashtme dhe ndryshuan shtrirjen etnike shqiptare në mënyrë afatgjate.

Llojet e shkaqeve i kemi ndarë në dëbime, masakra, shkombëtarizime dhe kolonizime.