Ditari

Sot zë fill Ftillimi

28 nëntori 2022 shënon 110-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

28 nëntori 2022 shënon po ashtu nisjen e rrugëtimit të Ftillimit. ftillimi.org është ideuar si një platformë referimi për gjeo-etnografinë dhe historinë shqiptare.

Ftillimi do të zë fill me portalin gjeo-etnografik, i cili do të shpjegojë evoluimin e shtrirjes etnike shqiptare përgjatë shkujve të fundit duke u referuar te burimet e shumta që ekzistojnë. Ftillimi përpiqet të lehtësojë trajtimin e morisë së burimeve me anë të mjeteve mësimore si harta ndëraktive, lista, apo kategorizime. Kësisoj lexueset mund të fitojnë njohuri të sakta gjeo-etnografike.

Së shpjeti do të zë fill edhe portali historik, i cili do të trajtojë historinë e shqiptarëve nga Rënia e Krujës (1478) deri te fillimi i historisë shqiptaro-shqiptare (1946).

ftillimi.org do të pasurojë, përsosë, dhe publikojë vazhdimisht përmbajtjet. Lexueset do të njoftohen përmes ditarit dhe mjeteve të tjera të komunikimit.

Faleminderit!

Marrëveshja e Detit me Greqinë

Sinonime: Falja e Detit, Marrëveshja e Fshehtë për Detin, Pakti detar Berisha-Karamalis, Çështja e Detit

Kronologjia

Hello world!

Welcome to WordPress. This is your first post. Edit or delete it, then start writing!