Zonat kufitare

Ne kemi dalluar gjithsej shtatë (7) zona të Shqipërisë që kufizohen me hapësirat e kombeve fqinje.

Këto treva kufitare janë bërë gjithnjë e më të qarta pas përpilimit të hartës ndëraktive të kufijve etnikë përmes listës përkatëse. Shtrirjet e trevave kufitare dallojnë sipas autorit por edhe sipas kohës. Sfida jonë është me gjetë për çdo zonë kufitare një kufí mesatar i mbështetur në të paktën 3 harta. Shko te harta ndëraktive e zonave kufitare dhe zbulo vetë hartat dhe autorët e vjetër që ua kanë shënuar kufijtë trevave kufitare të Shqipërisë.

Lista e zonave kufitare

Zona kufitareZona kufitare fqinje
Mali i ZiHercegovina
SanxhakuHercegovina, Rashka
Ish-Sanxhaku i NishitRasina, Shopia (Shopllëku)
Lugina e ShkupitLugina e Shkupit (pjesa bullgare)
Fusha e PellagonisëFusha e Pellagonisë (pjesa bullgare)
Treva Konica-KosturiPindi, Treva Kosturi-Konica (pjesa bullgare & greke)
ÇamëriaPindi, Çamëria e Poshtme