Islamizimi i shqiptarëve

Ka disa arsye pse shqiptarët janë kthyer në fenë islame. Vërehet se nuk është përdorur një dhunë e drejtpërdrejtë ndaj popullsisë për t’u kthyer në fenë islame. Dhuna e tërthortë e merr trajtën e masave që ua vështirëson jetën të krishterëve. Ata diskriminohen, taksohen, damkosen dhe iu pamundësohet pasja e një strukture mbështetëse. Ndërsa myslimanët kanë privilegje të ndryshme që ia u lehtëson jetën. Kësisoj njerëzit ose kanë ngritur krye ose janë nënshtruar duke mbajtur fenë ose janë nënshtruar duke ndërruar fenë.

Ekonomia

Myslimanët kishin më shumë lehtësime për të zhvilluar veprimtari ekonomike. Të krishterët ishin të detyruar të paguanin më shumë taksa për mallrat tregtare dhe të paguanin gjithashtu ispenxhën (taksën e të krishterëve).

Historia shqiptare në raport me fenë

Ndërrimi i fesë prej parisë shqiptare ishte një shembull i keq, pasi ajo nuk kishte bindje të thella fetare dhe konfiguracioni fetar zhvillohej për arsye politike. Kjo ndikonte shumë në popullsinë e thjeshtë.

Interpretimi liberal i fesë

Sekti bektashian me interpretimin e tij më liberal ishte shumë më e pajtueshme me llojin e besimit të shqiptarëve.

Mos-ekzistenca e një pushteti qendror shqiptar

Ndryshe nga popujt e tjerë fqinj, shqiptarët nuk kishin ndonjë instancë qendrore të tyren fetare ose politike. Kjo bëri që të ekzistonte një vakum, të cilën perandoria osmane e mbushi dalë ngadalë dhe paralelisht u kujdes mos të lindte më një instancë e tillë.

Politika

Pozitat administrative mund të zinin vetëm myslimanë. Vetëm myslimanët mund të blinin troje. Vetëm myslimanët mund të bënin karrierë në ushtri. Të krishterët ishin të përjashtuar nga jeta politike dhe nga politik-bërja.

Burimet

  1. oshtima.org: Faktorët për përhapjen e fesë islame në Shqipëri (shek.XVI-XVIII)