Defteri ishte një regjistër i kadastrës gjatë sundimit osman. Defteri përmblidhte kryesisht të dhëna në lidhje me mbledhjen e taksave në vendbanime dhe familje. Në disa defterë figuron edhe informacioni i përkatësisë etnike të vendbanimeve ose familjeve.
Defteri më i vjetër është ai mbi Sanxhakun e Arbërisë më 1431/1432 (turq. Hicrî 835 Tarihli Sûret-i Defter-i Sancak-i Arnavid).