Kryengritjet shqiptare

Kryengritjet shpërthyen zakonisht për arsye ekonomike dhe shoqërore.

Megjithëse në periudha të caktuara kryengritjet u shtrinë pothuajse në pjesën më të madhe të vendit dhe u zhvilluan në të njëjtën kohë, ato patën karakter lokal dhe nuk u shkrinë në një kryengritje të vetme, ndonëse morën edhe forma të reja organizimi, siç ishin kuvendet.
Tiparet çlirimtare të kryengritjeve ishin mpleksur me ato shoqërore. Në varësi nga kushtet historike, nga forca dhe shkalla e organizimit të tyre, kryengritjet herë merrnin më tepër tipare çlirimtare e herë tipare shoqërore. Sidomos, kur kryengritësit bashkëpunonin me shtetet evropiane dhe shtronin si synim të flaknin zgjedhën e huaj, dilte në plan të parë karakteri çlirimtar.

Kryengritja e Himarës 1571

Kryengritja e Kelmendit 1638

Vuço Pasha

Kryengritja e Veriut 1687-90

Beteja e Vjenës 1683

Pjetër Bogdani

Pikolomini

Pas kryengritjes së dështuar, numri i katolikëve të fshehtë u shtua për t’u shpëtuar ndëshkimeve të autoriteve osmane (Ferit Duka, 2009). Kjo dukuri u tematizua edhe në Kuvendin e Arbnit 1703.

Çlirimi i Vlorës 1690-91

Kryengritja e Jugut 1700-04

Kryengritja e Kuveleshit 1715

Kryengritja e Matit 1728

Kryengritja e Veriut 1737-39

Arkipeshkvi i Tivarit Mihal/Mëhill Suma

Pas kryengritjes së dështuar, numri i katolikëve të fshehtë (kriptokatolikëve, laramanëve) u shtua për t’u shpëtuar ndëshkimeve të autoriteve osmane.

Kryengritja e Beratit 1746

Përgjithësisht, kryengritjet e viteve 1718-1750 tregojnë se kjo nuk ishte një periudhë zbatice në qëndresën e armatosur të fshatarësisë shqiptare. Ato e shtyjnë cakun kohor të mbylljes së qëndresës deri në mesin e shek. XVIII, i cili shënon një moment kthese. Atëherë dolën në skenë pashallëqet shqiptare (1757-1831), si formacione shtetërore autonome. Nga kjo kohë lufta e fshatarësisë shqiptare merr disa tipare të reja.

Kryengritja e Shkodrës 1833

Kryengritja e Jugut 1833

Kryengritja e Dervish Carës 1843

Kryengritja e Jugut 1847