Sanxhaku është një trevë në veri të Shqipërisë. Emri i tij rrjedh nga koha e Perandorisë Osmane, kur kjo trevë pati statusin e njësisë administrative me emrin Sanxhaku i Pazarit të Ri. Atëbotë kishte fituar rëndësi në njërën anë si trevë lidhëse midis trungut të Perandorisë Osmane dhe Vilajetit të Bosnjës dhe në anën tjetër si trevë ndarëse midis Principatës së Serbisë dhe Asaj të Malit të Zi. Kufizohet me Malin e Zi në jugperëndim.
Të dhënat kyçe
- Trevat përbërëse: Plavë-Gucía, Vasojeviqi, Bihori, Peshteri, Ibri, Kolashini i Vjetër
- Vendbanimet kryesore: Novipazari, Senica, Tutini, Akova, Berana, Rozhaja, Plava, Gucía
- Statusi territorial: komuna, rreth
- Statusi i popullatës “bartëse”: jeton ende aty, e asimiluar në boshnjakë ose ‘myslimanë’
- Statusi i pasqyrës etnike: shumicë absolute
- Popullsia etnike shqiptare: mbi 220.000
Historiku i zhvillimeve administrative
- Moti 1867: Pas reformës administrative në Perandorinë Osmane, Sanxhaku mori statusin e sanxhakut. Sanxhaku i Pazarit të Ri përbëhet nga 10 kaza.
- Moti 1878: Sanxhaku kalon nën administrim ushtarak të Austro-Hungarisë por vazhdon të mbetet pjesë e Perandorisë Osmane.
- Moti 1902: Sanxhaku i Pazarit të Ri shuhet. Kazatë Pazar i Ri dhe Mitrovicë kalojnë nën Sanxhakun e Prishtinës, kazatë Beranë dhe Rozhajë kalojnë nën Sanxhakun e Pejës, ndërsa kazatë Senicë, Akovë, Kolashin, Tashlixhë, Prepol dhe Novavarosh përbëjnë Sanxhakun e sapokrijuar të Senicës. Pas këtij viti nuk do të ketë më status të veçantë për Sanxhakun.
- Moti 1991: Më 25-27 tetor mbahet një referendum në komunat e Sanxhakut ku 70,19% dolën në zgjedhje dhe 98,90% e votuan në mbështetje për autonomi të Sanxhakut. Jugosllavia e shpërfilli këtë referendum.
Historiku i zhvillimeve etnike
- Moti 1912: Lufta e Parë Ballkanike. Fillimi i shkombëtarizimit.
- Moti 1943: Masakra e Bihorit
- Historiku i pasqyrës etnike
Historiku i pasqyrës etnike
Letërsia
- Azizi, Ismet (2019). Aqif Blyta: Kolosi i Pazarit të Ri. Shkup: Logos A.