Ish-Sanxhaku i Nishit është një trevë në verilindje të Shqipërisë. Emri i tij rrjedh nga koha e Perandorisë Osmane, kur kjo trevë pati statusin e njësisë administrative me emrin Sanxhaku i Nishit. Kufizohet me Luginën e Shkupit në jug.
Të dhënat kyçe
- Trevat përbërëse: Toplica, Pustareka, Medvegja, Polanica
- Vendbanimet kryesore: Prokupla, Kurshumlia, Surdulli, Bllaca
- Trevat kufitare fqinje e huaj: Rasina, Shopia (Shopllëku, Shoplluku)
- Statusi territorial: komuna, rrethe
- Statusi i popullatës “bartëse”: e dëbuar në Kosovë e Turqi
- Statusi i pasqyrës etnike: praní minimale e elementit shqiptar vetëm në komunën e Medvegjës
- Popullsia etnike shqiptare: —
Historiku i zhvillimeve administrative
- Moti 1878: Sanxhaku i Nishit me 7 kazatë e tij i kalojnë Principatës së Serbisë.
Historiku i zhvillimeve etnike
- Moti 1877-78: Dëbimi masiv i shqiptarëve nga kazatë e Nishit, Prokuplës, Kurshumlisë, Leskocit dhe Vranjës ku përbënin shumicën dërrmuese të popullsisë fshatarake drejt Kosovës e Turqisë.
- Moti 1???: Dërgohen kolona serbe dhe malazeze për të ripopulluar fshatrat e zbrazura shqiptare.
Historiku i pasqyrës etnike
- Falë skicës së trevës perëndimore të Moravës bullgare nga Johann Georg von Hahn kemi një evidencë të detajuar të pasqyrës etnike në bazë fshati para vitit 1861.
Letërsia
- Uka, Sabit (1995). Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe vendosja e tyre në Kosovë. Prishtinë: Verana.
- Uka, Sabit (2004). Gjurmë mbi shqiptarët e Sanxhakut të Nishit deri më 1912. Prishtinë: Verana.
- Destani, Bejtullah (2019). Muhaxhirët. Dosja britanike. Prishtinë: Botime Artini.