Períudha katërqindvjeçare e Mundimit vendas karakterizohet sidomos prej përpjekjeve të vazhdueshme vendase kundër shtetit osman, dhe për krijimin e një pushteti qendror shqiptar. Ne e kemi vënë pikërisht theksin te veprimtaría sporadike shqiptare (kategoría: dukuritë), por do të trajtojmë edhe ndikimin sistematik e shtetit osman (kategoría: proceset).
Kjo kategorí merret me dukuritë gjatë Perandorisë Osmane. Dukuritë janë sporadike dhe vinin nga veprimtaría e popullatës shqiptare, pra nga poshtë-lart.
Kjo kategorí merret me proceset gjatë Perandorisë Osmane. Proceset janë sistematike dhe vinin nga shteti, pra nga lart-poshtë.
Në territorin shqiptar, përveç shqiptarëve dhe shtetit osman, vepronin edhe pushtete të tjera siç janë institucionet fetare, dinastitë drejtuese, apo misionet e huaja diplomatike.