Betimi i ushtarëve të UÇK-së


Unë, ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre.
Do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë,
vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar,
i gatshëm që në çdo kohë pa kursyer as jetën time
të luftoj për t'i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut.
Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës
dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im.
Betohem, betohem, betohem!