Bashkimi kombëtar përmendet rregullisht në diskursin publik, mirëpo ai përflitet gjithmonë në aspektin politik dhe pothuajse fare në aspektin shkencor. Kjo mangësí themelore bën që krejt çështja e bashkimit të humbasë pothuajse tërë seríozitetin me të cilin duhet të trajtohet. Prandaj kjo rubrikë synon të gjejë saktësisht se çfarë duhet të bashkohet. Subjekt të kërkimeve tona janë territori (shiko: hartat ndëraktive) dhe njerëzit (shiko: historía etnografike).
ftillimi.org ka përpiluar 4 harta ndëraktive tematike rreth bashkimit kombëtar që do të ndihmojnë për ta parë këtë çështje me më shumë ngjyrime dhe këndvështrime se kurrë më parë.
|
|
|
|
|
|
|
Trojet etnike shqiptare shtrihen nga Ish-sanxhaku i Nishit deri në Çamërinë e Poshtme, dhe nga Tivari deri në Kumanovë. Mirëpo prej shekullit të 19-të e këtej kanë ndodhur shumë dëbime, masakra e shkombëtarizime që kontribuan në tkurrjen e këtyre trojeve.
Simbol i tkurrjes janë sidomos katër vite të ndryshme kur ndodhën ndryshimet më të mëdha në shtrirjen etnike shqiptare.
› Lista e masakrave ndaj shqiptarëve
Dëbimet dhe masakrat janë normalisht rezultat i luftërave apo marrëveshjeve. Janë vendosur shpejt dhe zbatuar menjëherë, pra kanë ndodhur aty-për-aty. A shkombëtarizimi është proces, i nxitur nga albanofobía, i planifikuar nga nacionalizmat e fqinjëve tanë, dhe i zbatuar nga institucionet apo shtetet e tyre.