BallinaEnciklopedíaNjerëz

Sevastí Qiriazi

Sevastí Qiriazi lindi në vitin 1871 në Manastir.

Shkollimi

Qiriazi e kreu Kolegjin Amerikan për Vajza në Stamboll në vitin 1891. Shkollimin në këtë kolegj ia mundësoi rilindësi Naim Frashëri.

Veprimtaría

Më 23 tetor 1891, së bashku me të vëllanë Gjerasim Qiriazi, e çelën shkollën e parë shqipe për vajza "Shkollën e Vashave" në Korçë. Më 1908, Qiriazi mori pjesë në Kongresin e Manastirit dhe një vit më vonë në Kongresin e Elbasanit.

Jeta private

Qiriazi ishte martuar me mësuesin Kristo Dako.

Trashëgimia

Së bashku me të motrën, Parashqeví Qiriazin, i kanë shërbyer shumë arsimit të hershëm shqiptar dhe emancipimit të shoqërisë gjatë kohës së Rilindjes dhe të Republikës. Motrat Qiriazi janë frymëzim dhe shembull me punën dhe virtytet e tyre.

Nyjëzimet

Burimet

  1. Njo
  2. Dy
  3. Tre