Sanxhaku
Sanxhaku është një trevë në veri të Shqipërisë. Emri i tij rrjedh nga koha e Perandorisë Osmane, kur kjo trevë pati statusin e njësisë administrative me emrin Sanxhaku i Pazarit të Ri. Atëbotë kishte fituar rëndësi në njërën anë si trevë lidhëse midis trungut të PO-së dhe Vilajetit të Bosnjës dhe në anën tjetër si trevë ndarëse midis Principatës së Serbisë dhe Asaj të Malit të Zi. Kufizohet me Malin e Zi në jugperëndim.
Të dhënat kyçe
- Trevat përbërëse: Plavë-Gucía, Vasojeviqi, Bihori, Peshteri, Ibri, Kolashini i Vjetër
- Vendbanimet kryesore: Novipazari, Senica, Tutini, Akova, Berana, Rozhaja, Plava, Gucía
- Statusi territorial: komuna, rreth
- Statusi i popullatës "bartëse": jeton ende aty, e asimiluar në boshnjakë ose 'myslimanë'
- Statusi i pasqyrës etnike: shumicë absolute
- Popullsia etnike shqiptare: mbi 220.000
Historiku i zhvillimeve administrative
- Moti 1867: Pas reformës administrative në Perandorinë Osmane, Sanxhaku mori statusin e sanxhakut. Sanxhaku i Pazarit të Ri përbëhet nga 10 kaza.
- Moti 1878: Sanxhaku kalon nën administrim ushtarak të Austro-Hungarisë por vazhdon të mbetet pjesë e Perandorisë Osmane.
- Moti 1902: Sanxhaku i Pazarit të Ri shuhet. Kazatë Pazar i Ri dhe Mitrovicë kalojnë nën Sanxhakun e Prishtinës, kazatë Beranë dhe Rozhajë kalojnë nën Sanxhakun e Pejës, ndërsa kazatë Senicë, Akovë, Kolashin, Tashlixhë, Prepol dhe Novavarosh përbëjnë Sanxhakun e sapokrijuar të Senicës. Pas këtij viti nuk do të ketë më status të veçantë për Sanxhakun.
- Moti 1991: Më 25-27 tetor mbahet një referendum në komunat e Sanxhakut ku 70,19% dolën në zgjedhje dhe 98,90% e votuan në mbështetje për autonomi të Sanxhakut. Jugosllavia e shpërfilli këtë referendum.
Historiku i zhvillimeve etnike
- Moti 1912: Lufta e Parë Ballkanike. Fillimi i shkombëtarizimit.
- Moti 1943: Masakra e Bihorit
Historiku i pasqyrës etnike
Letërsi
- Azizi, Ismet (2019). Aqif Blyta: Kolosi i Pazarit të Ri. Shkup: Logos A.
Burimet