Vaçe Zela – Rrjedh në këngë e ligjërime


E i fortë po shndrit ai diell
Dhe burimi këngët lugjeve i përcjell
E i fortë po ngroh ky diell
Edhe trimat nëpër mend më sjell, m'i përkëdhel

Nga ky diell i kohës sime
Shndrisin shekujt në agime
Dhe naganti i shqiptarit zjarr, flakëron

O ku ka si ti, o Shqipëría ime?
O fisnikja përmbi gur
Rrjedh në këngë e ligjërime
Ballëlarta me flamur

E i fortë po bien ai terr
Dhe lahuta tingujt m'i çon larg, i përcjell
E i forte po bien ai terr
Partizanët nëpër mend m'i sjell, po m'i sjell

Nga ky zë i tokës sime
Flasin shekujt me gjëmime
Edhe krisma e shqiptarit rrjedh, brez më brez

O ku ka si ti, moj Shqipëría ime?
O fisnikja përmbi gur
Rrjedh në këngë e ligjërime
Ballëlarta me flamur