Vaçe Zela – O moj e bukur Shqipërí


Në breg pulëbardhat çajnë fluturim
Si kënga jonë plot mall
Këndojmë nga larg me dashurí
Moj Arbërí
Të parët tanë me brengë të lanë
Sa kohë më nuk të panë?
Por sot si lule më je ti
Moj Shqipërí

Valët e detit shkumojnë plot dallgë
Bashkë me shokët në breg kemi dalë
Sa kemi mall s'ka deti valë
O moj e bukura Arbërí
Shikojmë nga larg, mendojmë për ty
O moj e bukur Shqipërí

Këtej në degë, ti rrënjë matanë,
Mes deti me stuhí
Shkuan kaq motë e degët s'u thanë
Moj Arbërí
Kjo kënga jonë, për ty përherë
Na djeg si zjarr në gjí
Tek zjarri yt ne jemi përjetë
Moj Shqipërí

Valët e detit shkumojnë plot dallgë
Bashkë me shokët në breg kemi dalë
Sa kemi mall s'ka deti valë
O moj e bukura Arbërí
Shikojmë nga larg, mendojmë për ty
O moj e bukur Shqipërí