Shkurte Fejza – Mora fjalë

Mora fjalë
Mora fjalë e mora vargun
Mora qarkun me i thur kangë
Me i thur kangë bash legjendarit, t'i këndoj
T'i këndoj Adem Jasharit, t'i këndoj

Tash sa vjet
Tash sa vjet s'e sheh Prekazin dhe Reçakun, tash sa vjet
Tash sa vjet s'e sheh Drenicën, tash sa vjet
Tash sa vjet dhe Mitrovicën, tash sa vjet

Çohu Adem
Çohu po t'thonë zogjtë e malit dhe bilbilat, çohu Adem!
Po thonë lulet, trëndafilat, çohu Adem!
Po thonë kangët, thonë dhe trimat, çohu Adem!
Çohu shpejt
Çohu shpejt mos rri te varri thotë nanëlokja
Çohu se mjaft ta flladiti ballin toka
Çohu se ty të kërkon e tanë Kosova
Ty Adem

Mora fjalë
Mora fjalë e mora vargun
Mora qarkun me i thur kangë
Me i thur kangë bash legjendarit, t'i këndoj
T'i këndoj Adem Jasharit, t'i këndoj

E t'i them
E t'i them se gjaku i tí është vetë liría
Që ka ardh në Kosovë e brigjeve t'Drinit
Kjo lirí ia flladiti ballin trimit
Ia flladit