O e bukura More

Ky tekst është nxjerrë nga libri «Sprovë e gramatologjisë krahasuese mbi gjuhën shqipe» të arbëreshit Dhimitër Kamarda botuar me 1864 në Livorno. Teksti gjendet në faqet 126-134 të librit dhe ne e përshtatëm në alfabetin latin ngase në libër u përdor ai grek. Shikojeni këtu origjinalin.

1.
O! e bukura More,
Cë kurë të lje (lashë)
Më nëgkë të pe!
Atje kam u zotin-tatë
Atje kam u mëmmën t'ime,
Atje kam u t'im vëlla!
O e bukura More,
Cë kurr të lje (lashë)
Më nëgkë të pe!

2.
Atje lartë ka Muskovatë
Gjegjeshin gjemë, e bumbarda
Gjemmëshit, bumbardashit
Gjith' jeta më gjëmoi
Kamnoi i dufekjevet
Gjith' maletë mjegulloi
Sbardhulimitë cabjevet
Gjith' fushatë më shkelkjyen
Gjakut' e ushtorëvet
Emblomeshin lumëratë
Copëshit stilëvet
Vëneshin urë, e shtishin thotë ndër ta një ushtor
Kuyë juve zëmëra i jep
Derës Napulitë t'i bie
U përgjekjë njëri ndër ta
Mua zëmëra më jep
Derës Napulitë t'i bie
Io një herë, po tri herë
E Koronitë e Muskovitë
E pra Napulitë, burras t'mirë!

3.
Kënga e plekjëris

Ayjiron plaku me maletë
Se ju male edhe të lertë
Si s'më perterin mua
Vite për vite ai vetëhen
Pra lojas i mjeri plakë
Kurë më jeshë trimm' i ri-vo
Më shialonjë murxarin
Vurë cabien në brestë
Edhe shtjerë shkluhezën gkrahë
Marrë dhrominë për pieltë
E më zë dhiavasetë
Marrë petëk edhe haromë
Pjessë shokëvet s'i bunjë
Pra lojas i mjeri plakë
Morrë vesh, në do kjeshish
Vurë kugkulin më bressë
Edhe trastën m'armakollë
Marrë kokutëzën me dorë
E më jecë dërë për derë
Tue lipurë bukk' e verë

4.
Vaita sipër mbi katuntë
E përpokkja të bukurën
Teku limon këshën
Gjithë zëmëra m'u drithë
Gjithë kurmi m'u taraksë
De t'e lëvdoya, s'de t'e lëvdoya
De t'e thoshëja, hënnë e pe-vo
Isht' e pe, edhe plotë
De t'e thoshëja kalandrorë
Kalandrorë, e hënnëtare
De t'e thoshëja ftoi i bardhë
Isht' i bardhë e ka ambli
De t'e thoshëja spat' ergjende
Ergjend' e e ggrehurëzë
Dë t'e thoshëja, vash' e pe-vo
Po lumëtë ju o trima (trimma)
Cë të dini të më lëvdoni
Këtë të bukurë zonjë t'ime
Edhe sotë për gjithë mon!

5.
Sontenith gëzuarithë
Rijë e bukura më derë
Te ku rruan diellin
Njera kurë të perëndon
Pran më muar drapërin
E më hir ndë perivolë
Satë më kuarrë trëndafile
Trëndafile, e rrodhustane
Të më dërton shtratin butë
Shtratin butë zotitë sajë (o t'imë)
E në krie trëndafile
E në mestë monosakje (monustakje)
Po në këmbë rrodhustane
Danë më bu di kurorë
Të m'i virjë në kriethitë
Dittë e vjetë, e bukurëza!

6.
Dual' e bukura më derë
Më pocerezitë plo verë (plotë me verë)
E me kjelkjezitë në dorë
Të jipë të pijën varfëritë
O ti, i mjeri varfërithë
Cë më pe ti zotin t'imë
U më pe shumë luftore
E tëtë zonë nëgk' e njoha
Ish një trimm' i bukurithë
I bukurith', i gjelburithë
Me mustakje të ggrehurithë
Me një kalë t'ëmbrimurithë
Me një shialë të mundashtë
Me një kjeggëlë të viljustë (saraviljustë)
Me një frenëthë hrisonemë
Me një flamurithë në dorë
Ajo më pa pra kalthin
Cë kish shialëzën nënë barkë
E me flamurë dsarre dsarre
O ti i shkret', i shhalinosmë
Ku m'e le zotin tëntë
Zotin tëntë, e zotin t'imë
...
U gjithë fushazitë m'i rrodha
Gjithë përronjezitë karceva
E gjithë malljezitë më jeca
Për në fushatë Napulitë
Ende një humbjëzë si arrita
Embi një drassë të marmuri
U kumbisa këmbazitë
Po më shkan të kattërazë
Kjeni Turkë më ra siprë
E m'i kjethi (o më kjethi) kriezën.