Jericho – Shkaba

Edhe malet edhe fushat po vajtojnë
Kangtë e trimit n'zemër t'djalit mo s'jetojnë
Fjaltë e pleqve nëpër oda kokan tha
Ni shejtan ma t'mirtë e votrës na i ka vra

Paska ardhë ahir-zamani more vëlla
N'krye t'venit ni xhahil sytë me na pa
O ky devër o i fesatit n'mes vëllaznisë
Gratë e huja dojnë me na i bo t'zotë të shpisë

Ku mbet besa? Ku mbet fjala e burrnisë?
Ku mbet ftyra e gjithë ai nam i tanë Shqipnisë?
Ku met vallja? Ku met kanga me tupan?
Ku met loti i dashnisë o për vatan?

Përmi stanet e çobanit fluturo
Ti moj shqipja e vatanit mos harro
Me i hapë krahtë, me na dhonë zemër për mejdan
N'emën t'zotit o për këtë ven bahem kurban

Çu n'komë se na erdh vakti
Sot flen o veç i ngrati
Vetë jemi t'zotë e ktí vendi, o dora e hasmit
Ka kush i del vatanit
Vetë jemi t'zotë e ktí vendi, o zagartë e hasmit
Ka kush i del vatanit