Jericho – Albanian Rhapsody

Hyrja e kësaj kënge është një pjesë e fjalimit që mbajti Ukshin Hoti më 7 korrik 1991 në fshatin Fortesë të Rahovecit. Fjalimi u mbajt me rastin e varrimit të ushtarit shqiptar Ilmi Popaj, të vrarë gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak në Armatën Jugosllave.

[...]
Duke qenë i vetdíshëm plotësisht
për rrethanat politike në të cilët po ndodhemi,
ftojmë që të formojmë [...] në mënyrë urgjente
Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës
dhe në gjírin e saj të veprojnë të rinjtë [...]


Nji plesht n'majë t'nji kashte, me nji pellg t'shurrës na paska hyp
Ky hero i anísë n'deti menon që krejt kah ai i kanë sytë
Po i mjeri, ku ka me ditë qysh o' nji oqean?
Për atë botën e atí trimit zemërluan

Kush tjetër munet me qitë vner?
Kush pos ai që s'ta din për nerë?
Kush tjetër pos atí që e këqyr veç vetin?

Thotë s'jom unë ai që po t'shan ty
Thotë s'jom unë ai që nuk t'don ty
Por loti n'faqen tone osht për ta si halë n'sy

U mbledh elita e pellgut, t'ja nisën me na folë për dashní
Emancipimi i mendjes – kujt po don kto përralla m'ia shitë ti
Për çfarë dashníe je kah m'fol kur qejtë i ki n'prag t'shpisë?
Nuk o' vakti për ylbera po për ngjyrat e ushtrisë

Tash mësoje qysh me qitë hapin
Rri gjithmonë gati për hasmin
Po mos harro që edhe n'shpí e ki hajnin

Ujdisu, repeto Glock-in
Me ni kangë përcjelle rapsodin
Shfrytëzoje shansin, kurrë ma i fortë s'je kon, tash çoje ballin

Here we go we're taking it over, guns up for Albanian Rhapsody
Here we go we're taking it over, hands up for Albanian Century