Ilir Shaqiri – Diademë e trimërisë


Komandant, komandant na thinjën flokët, ti po mbet i ri
Pak na ndrinë, pak na ndrinë ky diell i vokët, ç'prej kur ike ti
Komandant! Amaneti yt na vlon në gjí

Do të dalë njëherë andej nga brigjet, andej nga brigjet
Ndoshta zëri i tí përgjigjet
Do të dalë njëherë andej nga malet, andej nga malet
Ndoshta shpirti i tí ringjallet, do të ringjallet

Krejt çfarë kishte t'shenjtë Shqipëría, Shqipëría
Kishte zbrit mbi suptë e tía

Dridh o lumë i madhi lumë
Që sjell valë e gurë shumë
Që shkon udhës me buçime
Dhe mbush malet me gjëmime
Si s'të lodhi udha e gjatë?
Pa u ndalur ditë as natë
Shqipërisë së shtrenjtë ka ngjarë
Ti të gjitha i ke parë

I ke parë, i ke dëgjuar
Kur pranë teje kanë kaluar
Të kanë djegur e copëtuar
Kanë përvjedhur e kanë helmuar
Heu, parë e ke ti
Heu, robërinë
Heu, që ka dridhur Shqipërinë

O toka ime shkrumb e hi
Në shekuj natë, zi e tmerr
Sa hape sytë mbiu bar i ri
O guri i qarkut trimërí
Po t'del nga toka një gjëmim
Ndarë në dy copa, trupi im
Përplaset vala në bregun tim
Derdhen dy Drinat në një Drin

O kush ju tha se kemi vdekur?
Se djem Kosovës s'i kanë mbetur?
O për këtë qiell e për këtë dhe
Plumba nuk kanë sa jemi ne
Nga rrafshi jonë e gjer në vreshta
Udhën na e lëshon edhe vdekja
O për këtë qiell e për këtë dhe
Plumba nuk kanë sa jemi ne

Dridh o lumë, i madhi lumë
Dridh o lumë, i madhi lumë
Heu, parë e ke ti
Heu, robërinë
Heu, që kanë dridhur Shqipërinë

O kush ju tha se kemi vdekur?
Se djem Kosovës s'i kanë mbetur?
O për këtë qiell e për këtë dhe
Plumba nuk kanë sa jemi ne
Nga rrafshi jonë e gjer në vreshta
Udhën na e lëshon edhe vdekja
O për këtë qiell e për këtë dhe
Plumba nuk kanë sa jemi ne