Adelina Ismaili – Skënderbe


Seç po vjen n'Kosovë kushtrimi
Qenka ngritur kryetrimi
Gjithë shqiptarët po i shikon
Edhe syri i tí veton
Lart nga qielli ai po flet
Vëllau vëllaun nuk e vret
Gjaku i shqipes nuk humb kurrë
Ai gjak mbetet në flamur

Seç po vjen n'Kosovë kushtrimi
Qenka ngritur kryetrimi
Gjithë shqiptarët po i shikon
Edhe syri i tí veton
Lart nga qielli ai po flet
Vëllau vëllaun nuk e vret
Gjaku i shqipes nuk humb kurrë
Ai gjak mbetet në flamur

Skënderbe! Nipat ku i ke?
A kanë besë? Kanuni, a po vdesë?
Skënderbe! A po e sheh?
Se çka po rri mbi Kosovën në lirí

Ku jeni Gjergj Kastrioti?
Plisin nuk e ndryshon moti
Mos shiko kisha e xhamia
Feja jonë është shqiptaría
Jetën të gjithë do ta japim
Fjalën tënde nuk e flakim
Do ta ruajmë vendin tonë
Është i yni përgjithmonë

Skënderbe! Nipat ja ku i ke?
Kemi besë! Kanuni, jo nuk vdesë
Skënderbe! A po e sheh?
Po bëhet nji e jonja Shqiptarí

Këtu jemi Gjergj Kastrioti?
Plisin nuk e ndryshon moti
Mos shiko kisha e xhamia
Feja jonë është shqiptaría
Jetën të gjithë do ta japim
Fjalën tënde nuk e flakim
Do ta ruajmë vendin tonë
Është i yni përgjithmonë

Skënderbe! Nipat ja ku i ke?
Kemi besë! Kanuni, jo nuk vdesë
Skënderbe! A po e sheh?
Po bëhet nji e jonja Shqiptarí