Standardi i Ftillimit

Standardi i Ftillimit (sF) është një standard për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm të rrjetores ftillimi.org. Ai hedh poshtë disa nga rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe të vitit 1974.

Shfuqizohen paragrafët:

Paragrafi Përmbajtja
§ 21 Në shkrimin e gjuhës shqipe, si rregull, nuk përdoret asnjë lloj theksi.
Në raste të veçanta, kur konteksti nuk arrin kurrsesi të mënjanojë ngatërrimin e kuptimeve ose nuk siguron shqiptimin e drejtë të fjalëve të ndryshme mund të përdoret theksi i mprehtë (´).
StaFti Alfabetit shqip i shtohet shkronja — Í, í — dhe renditet pas I-së dhe para J-së. Shkronja Í është një –i– i theksuar, i zgjatur. Me anë të kësaj shkronje do të zëvendësohen pothuajse të gjithë i-të që pasohen nga një zanore por edhe të gjithë grupet –ij–.
Kur konteksti e lejon, edhe zanoret –a–, –e–, –o– dhe –u– mund të përdorin theksin e mprehtë (´).
§ 25 a) Shkruhen me j:
a) emrat ku j-ja ndërzanore i përket temës, si edhe fjalët e formuara prej tyre.
StaFti
§ 32 Fjalët dhe trajtat e fjalëve me theks në rrokjen e parafundit, tek të cilat takohet g-ja ose n-ja e temës me j-në e prapashtesës a të mbaresës, shkruhen me i dhe jo me j, për të mënjanuar shqiptimin e këtyre dy shkronjave si një tingull i vetëm (gj ose nj).
StaFti
§ 33 Fjalët e prejardhura ose të përbëra, tek të cilat takohet d-ja, s-ja, t-ja, ose z-ja me një h që vjen pas tyre, shkruhen pa ndonjë shenjë ndarëse midis pjesëve përbërëse (por ruhet shqiptimi i veçuar i shkronjave të mësipërme).
StaFti
§ 36 a), l) Fjalët me prejardhje të huaj që kanë hyrë në gjuhën tonë kryesisht pas Shpalljes së Pavarësisë, në përgjithësi nëpërmjet gjuhës së shkruar, dhe që i takojnë sidomos terminologjisë tekniko-shkencore, shkruhen kështu:
a) Fjalët që kanë -ia-, -ie-, -io-, -iu-, me i të patheksuar në trup të tyre, shkruhen me -ia-, -ie-, -io-, -iu- dhe jo me -ja-, -je-, -jo-, -ju-
l) Shkruhen me ks fjalët e burimit grek a latin që përmbajnë elementin eks të ndjekur nga një bashkëtingëllore, dhe me kz fjalët e po këtij burimi që përmbajnë elementin eks të ndjekur nga një zanore ose temat ekzo a hekza
StaFti
§ 37 Shkrimi i emrave të përveçëm të huaj mbështet përgjithësisht në shqiptimin e tyre në gjuhët përkatëse duke iu përshtatur sistemit grafik të shqipes. Me përjashtim të rr-së, bashkëtingëlloret dyfishe të këtyre emrave nuk ruhen në gjuhën shqipe*.
*) Në shfaqjen e parë të një emri të kësaj kategorie mund të shënohet në kllapa edhe shkrimi i tij sipas grafisë së gjuhës nga buron.
StaFti
§ 84 Shkurtimet e emrave të shteteve, të partive, të organizatave, të shoqërive, të institucioneve, të ndërmarrjeve etj., shkruhen me shkronja të mëdha, pa vënë pikë as ndërmjet, as pas tyre.
StaFti